a

Statements

Mbrojtësi i qytetarëve  Sasha Jankoviq, në përputhje me ligjin, i dorëzoi më 14 mars Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë Raportin e rregullt vjetor të Mbrojtësit të qytetarëve për vitin 2014.  Në raport, mes të tjerash, vlerësohet se gjendja e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore, respektimi i parimit të "qeverisjes së mirë”, organizimi dhe kapaciteti i administratës, zbatimi i ligjit dhe, mbi të gjitha – gjendja ekonomike, ishin të tilla saqë nuk siguruan nivelin e respektimit të të drejtave të qytetarëve, të domosdoshëm për një jetë dinjitoze për të gjithë.

Përparimet në çështje të caktuara në lëmitë siç janë shëndetësia nuk kanë mundur të ndryshojnë vlerësimin e përgjithshëm, por gjithsesi janë për çdo lëvdatë. Për lëvdatë është edhe fakti që shumica e organeve qeverisëse reagojnë pozitivisht në konstatimet e Mbrojtësit të qytetarëve.  Në 90 përqind të rasteve, këto organe kanë mënjanuar lëshimet në punë në dëm të të drejtave të qytetarëve, të cilat i ka konstatuar Mbrojtësi i qytetarëve gjatë procedurave të kontrollit.  Numri i përgjithshëm i kontakteve me Mbrojtësin e qytetarëve në vitin 2014 ishte 23,340.

Ministria e mbrojtjes dhe Agjencitë ushtarake dhe të sigurisë (AUS) kanë refuzuar që t’i dorëzojnë Mbrojtësit të qytetarëve të dhëna që kanë në dispozicion lidhur me incidentin gjatë Paradës së krenarisë. Me refuzimin e bashkëpunimit, është shkelur parimi i njohur ndërkombëtarisht i kontrollit demokratik civil mbi shërbimet e sigurisë dhe është shkelur Ligji për mbrojtësin e qytetarëve, Ligji për Ushtrinë e Serbisë, Ligji mbi bazat e rregullimit të shërbimeve të sigurisë, Ligji për agjencinë ushtarake dhe të sigurisë dhe Agjencinë e inteligjencës ushtarake si dhe Ligji mbi mbrojtjen e infrormatorëve dhe atë në kuptim të kontrollit mbi punën e shërbimit të sigurisë dhe të drejtave të pjesëtarëve të Ushtrisë (dhe shërbimeve të sigurisë).

Në përputhje me Ligjin për mbrojtësin e qytetarëve, i tërë teksti i raporti, në gjuhën serbe, është në dispozicion për publikun në ueb faqen e Mbrojtësit të qytetarëve me emërtimin http://www.ombudsman.rs/index.php/lang-sr/2011-12-25-10-17-15/3733--2014-

Në përputhje me mundësitë financiare dhe të tjera, raporti për vitin 2014, qoftë tërësisht apo pjesërisht, do të vihet në dispozicion edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhët e pakicave.

Friday, 18 November 2011

The Protector of Citizens Sаšа Јаnkоvić has received the meeting minutes and decisions of the Managing Board of the Clinical Centre in Niš by which they seek to rectify the irregularities in their work, established by the control of the Republic Protector of Citizens, but also to regulate other aspects of work of that important medical institution. In connection therewith, the Protector of Citizens would like to publicly express his satisfaction with the content of these decisions.

Leggi tutto...