a

Mbrojtësi i qytetarëve është organ i pavarur dhe autonom shtetëror i ngarkuar për të mbrojtur dhe avansuar rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut . Imunitetin të cilin e gëzon Mbrojtësi i qytetarëve i mundëson pavarësi dhe autonomi në punën e tij .

Kujdes të veçant Mbrojtësi  i qytetarëve i kushton :

•  të drejtave të pakicave nacionale ,
•  të drejtave të fëmijëve ,
•  të drejtave të personave me aftësi të kufizuara ,
•  të drejtave të personave të privuar nga liria ,
•  barazisë gjinore .

Mbrojtësi i qytetarëve kontrollon , duke verifikuar pretendimet e ankesës apo duke vepruar me vetëinicijativë , se organet shtetërore , avokati publik republikan , si dhe organet dhe  organizatat që ushtrojnë autorizime publike ndaj qytetarëve se a veprojnë në përputhje me ligjet dhe dispozitat tjera ligjore të Republikës së Serbisë apo në përputhje me parimet e administratës së mirë .

Roli i institucionit të Mbrojtësit të qytetarëve, është i definuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe në Ligjin mbi Mbrojtësin e qytetarëve , dhe është që vazhdimisht të ndikojë në rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut me autoritetin personal si dhe me reputacionin e institucionit . Me fuqinë e argumenteve Mbrojtësi i qytetarëve duhet që të bindë organet përgjegjëse për ekzistimin e lëshimit të bërë, për nevojën e korrigjimit të tij si dhe për ndryshimin e mënyrës së punës.

Mbrojtësi i qytetarëve, megjithate , nuk është institucion i të drejtës " vullnetare" .

Organet e administratës kanë detyrim të përcaktuar Ligjor për të bashkëpunuar me Mbrojtësin e qytetarëve , duke i mundësuar qasje në hapësirat e tyre dhe t'i vejnë në dispozicion të gjitha të dhënat , pa marrë parasysh shkallën e fshehtësisë së tyre , kur kjo është në interes të procedurës e cila udhëhiqet . Kur kjo është e rëndësishme për procedurën që e udhëheq Mbrojtësi i qytetarëve ka të drejtë të bisedojë me secilin punonjës të organeve të administratës kurse mbikqyrësi i organit është i obliguar që të sigurojë këtë .

Mbrojtësi i qytetarëve mundet që publikisht të rekomandojë shkarkimin e zyrtarit  përgjegjës për shkeljen e të drejtave të qytetarëve / reve . Ndaj punonjësit të administratës i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për shkeljen e të drejtave të qytetarëve / reve Mbrojtësi i qytetarëve mundet të kërkojë që ndaj tij të inicohet procedurë disiplinore .

Nëse Mbrojtësi i qytetarëve konstaton se në veprimet e ndonjë mbikëqyrësi apo punonjësi të administratës ka elemente të vepës penale ose të ndonjë vepre tjetër të denueshme , Mbrojtësi i qytetarëve është i autorizuar që t'i paraqes kërkesë organit kompetent , përkatësisht kërkesën për inicimin e procedurës penale, kundërvajtëse apo të procedurës tjetër të nevojshme.

Mbrojtësin e qytetarëve e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi Popullor të cilit edhe i përgjigjet për punën e tij .

Me zgjedhjen e Mbrojtësit të parë të qytetarëve Republika e Serbisë është e përcaktuar  për zhvillimin e marrëdhënieve demokratike mes qytetarëve / reve dhe pushtetit . Qëllimi kryesor i institucionit të Mbrojtësit të qytetarëve është që të kontribuojë në realizimin e të drejtave dhe lirive , parimit të barazisë si dhe ruajtjes së di

 "Mbrojtësi i qytetarëve i Republikës së Serbisë (Ombudsmani) mbron të drejtat e Juaja duke kontrolluar punën e organeve të administratës publike.
Nëse konsideroni se organet e administratës publike ndaj Juve kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, me arbitraritet apo në ndonjë mënyrë tjetër kanë shkelur dinjitetin Tuaj – atëherë jeni në vendin e duhur.
"

sj potpis